Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Poliklinika e Specialiteteve në Durrës e cila është gati për t’u shërbyer. Poliklinika do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët e shumtë të cilët do të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar.
“Gati për të hapur dyert Poliklinika e Rilindur e Specialiteteve në Durrës, që do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët e shumtë të cilët do të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar”, shkruan Rama.