Çiljeta është pjesë e Fermës Vip dhe fituesi që do të marrë çmimin prej 100 mijë eurosh.

Këngëtarja ka zbuluar se çfarë do të bënte me çmimin e madh nëse do të fitonte.

Lekët do shkonin për të birin pasi ajo ja a shpenzuar lekët që i ka derguar i ati për të shëruar të ëmën e sëmurë

“Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babai i vetë… çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmurë dhe u shpenzuan të gjitha. Kështu që kam një detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët,”-tha Çiljeta.

Gjatë qëndrimit në Fermë këngëtarja u surprizua nga djali i Albanit dhe Fernando që për të janë thjeshtë dy djemtë e saj. Raporti i saj me dy djemtë është unik dhe kjo e ka kthyer këngëtaren në një shembull dhe për nënat e tjera që kanë pranë fëmijët e partnerve të tyre.