Seriali misterioz i animacionit Simpsons njihet për disa parashikime në dukje të rastësishme të ngjarjeve apo teknologjive të së ardhmes, që kanë habitur publikun.

Programi amerikan i disa dekadave njihet për parashikimet e sakta të ngjarjeve si presidenca e Donald Trump, një pandemi e ngjashme me Covid-19, dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Tashmë misterit i shtohet dhe fakti se vetë seriali mund të jetë “parashikuar” nga egjiptianët e lashtë, sidomos për personazhin Marge Simpson, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

Një imazh i një sakrofagu të lashtë egjiptian ka një pikturë me masë jetësore që ngjan me Marge Simpson, mamaja e dashur e fëmijve Bart, Lisa e Maggie në serilian televiziv. Arkivoli gjetur në një varrezë 3000 vjecare egjiptiane mban imazhin e gruas me lëkurë të verdhë, me fustanin e saj karakteristik jeshil dhe flokët e lartë ngjyrë blu, për të cilat Marge dallohet.

Detajet u zbuluan në një postim në rrjetin Reddit ku thuhej se sarkofagu ishte i dinastisë së 20 egjiptiane (rreth viteve 1186-1069 p.e.s.), e perëndeshës Nut.

Një historian shpjegonte se arkivoli me shumë gjasa ishte i një vajze adoleshente, prindërit e së cilës nuk ishin shumë të pasur dhe e kishin zbuluar funeralin e saj si të mundnin.

Komuntieti online dalloi shpejt ngjashmërinë e egjiptianes së lashtë, duke thënë se ata kishin parashikuar serialin Simpson. Një prej tyre tha: “Pra egjiptianët kanë parashikuar Simpsons? Kjo është një kthesë e papritur e narrativës,” ndërsa një tjetër shtonte me shaka: “Janë Simpsons që parashikojnë gjërat që ndodhin, ah kësaj radhe dikush ka parashikuar Simpsons.”

Të tjerë përdorues sugjeronin se krijuesit e seriait Simpsons mund të zotërojnë dije të fshehta ose ndonjë formë udhëtimi në kohë prej saktësisë së tyre në njohjen e ngjarjeve të shkuara e të ardhshme.

Një prej tyre spekulonte:

“Regjizori i Simpsons Matt Groening është një ‘Mason i gradës së 33-të’, dhe zotëron komunikime me të ardhmen e të shkuarën. Ka edhe personazhe të tjera të Groening që i referohen artit egjiptian. Ndoshta ka lidhje me alienët dhe udhëtimin në kohë, nuk ka shpjegim tjetër”.