SHQIPËRI- Parku Natyror Korab-Koritnik , i cili ka një peizazh të jashtëzakonshëm, po vizitohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarë dhe të huaj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhet e parkut natyror Korab-Koritnik. Kjo zonë konsiderohet si një prej perlave të zonave tona të mbrojtura, që në muajt e parë të vitit kanë pritur plot 800 mijë vizitorë.