Kryeministri Edi Rama kritikoi qasjen e qeverisë së Albin Kurtit ndaj politikës së jashtme, duke thënë se kjo po i bën shumë dëm Kosovës. Në një konferencë për mediat me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo tendencë po thellohet më shumë.
“Kjo ka qenë arsyeja që unë kam qenë sot këtu. Përparimi kishte kohë që më kishte ftuar. E mori vesh se këtu ….thashethemi i shqiptarëve është më i shpejtë se 4G. Ajo që ju pyetët ishte reflektim mbi atë që ka qenë periudhë sipas meje më e suksesshme e politikës së jashtme të Kosovës, ku Ibrahim Rugova, pavarësisht peshës që kishte, u bë pjesë e barabartë e një ekipi që përfaqësonte të gjithë politikën në Kosovë dhe ai ekip përballoi me shumë sukses disa raunde të lidhura me historinë e re të Kosovës…duke shprehur keqardhjen që për fat të keq politika e jashtme është bërë e brendshme, një tendencë që thellohet më shumë, që mund të sjellë më shumë vota këtu, por i bën më shumë dëm Kosovës jashtë.”, tha Rama.