Lajme të mira në kampin anglez në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sllovakisë, që vlen një vend në çerekfinalet e Euro 2024.
Trajneri Southgate ka rikuperuar plotësisht si mbrojtësin e krahut Trippier ashtu edhe Shaw, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e sotme. Tekniku ka në dispozicion të gjithë lojtarët për këtë ndeshje vendimtare.
Anglia, një nga skuadrat pretendente për të fituar Kampionatin Europian, do të përballem me Sllovakinë nesër në orën 18:00 në Gelsenkirchen.