Rritje pagash njoftoi sot qeveria se do të ketë edhe sistemin e burgjeve dhe ushtrinë. “Janë 3430 punonjës të policisë së burgjeve përfitojnë nga kjo rritje e pagave. Rritja varion nga 13-27%. Mesatarisht pagat janë rritur 15.12%” tha Ulsi Manja.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt, te gjeneralët do të ketë rritje. “Do të kenë rritje të pagave.
Pagat e FA-ve do të rriten çdo vit. Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze. Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71 mijë lekë, pra një rritje prej 290 mijë lekësh.
Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi e nisin me një pagesë 820 mijë lekë në dorë.
Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22%. Ata që janë asistentë zjarri, do iu shkojë rroga në 60 mijë lekë. Për zjarrfikësit, paga iu shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës shkon paga 70 mijë”, tha Peleshi.