Forcat ruse kanë shkatërruar mbi 30 dronë të Ukrainës në zonën afër kufirit, tha Ministria ruse e Mbrojtjes të dielën.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 15 dronë mbi rajonin Kursk, nëntë mbi Lipetsk, nga katër dronë mbi rajonet e Voronezhit dhe Brijanskut dhe nga dy mbi rajonin e Orjolit dhe Belgorodit”, tha ministria ruse në një postim në Telegram.
Guvernatori i Voronezhit, Aleksandar Gusev, shkroi në Telegram, se forcat ajrore kanë shkatërruar “disa dronë ukrainas”, duke shtuar se nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Të dyja palët përdorin dronë gjatë luftës, që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022 shkruan REL.
Gjatë këtij viti, Ukraina ka intensifikuar sulmet e saj në territorin rus, duke shënjestruar edhe ndërtesat e energjisë që thotë se furnizojnë ushtrinë ruse, por edhe qytetet dhe fshatrat në rajonet kufitare.
Presidenti rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar nisi një ofensivë të re tokësore në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit. Ai tha se me këtë operacion synon të krijojë një “zonë të ndalimit” dhe të shtyjë prapa forcat ukrainase në mënyrë që të mbrojë rajonin kufitar rus të Belgorodit nga granatimet.