Matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania sjellin pëlqyeshmërinë për liderët kryesorë të politikës shqiptare një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Kreu i qeverisë Edi Rama është njëri prej liderëve politikë që ka kaluar në vlerësimin e qytetarëve në sondazhin e fundit.
Sipas Barometrit – Euronews Albania (48.4 %) e të intervistuarve ballë për ballë nga Data Centrum, kanë mendim pozitiv për kreun e qeverisë, ndërsa (47.3%) kanë mendim negativ për të.
Në një periudhë 5 mujore të matjeve të vazhdueshme të Barometrit, rezulton se pëlqyeshmëria e Edi Ramës ka pësuar një rënie prej (7.1%) në dy muajt e fundit krahasuar me marsin e vitit 2024, dhe në këto muaj është rritur (4.9%) mendimi negativ për të.
Në mars të 2024 mendimi pozitiv për të ka qenë (55.5 %), sot në matjet e fundit është (48.4 %).
Ndërsa mendimi negativ për të në mars ka qenë (42.4 %), sot është (47.3 %).
Tek analiza e të dhënave demografike lidhur me pëlqyeshmërinë për Edi Ramën duken qartë dy prirje.
Pëlqyeshmëria për Edi Ramën është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt.
Po ashtu, moshat e reja dallojnë në pëlqyeshmëri më të lartë në krahasim me moshat më të vjetra.
Në grupmoshën më të re 18-24 vjeç (57.4%) e tyre kanë mendim pozitiv për Edi Ramën, dhe (41.4 %) e grupmoshës 65-75 vjeç kanë mendim pozitiv për të.
Marrë nga Euronews