Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar publikimin e librit “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit – Rasti i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një njoftimi në Facebook, ku fton bashkëkombasit shqiptarë kudo në botë ta shpërndajnë këtë libër.

Berisha thotë se ky libër shërben që shqiptarët të njihen me të vërtetën se çfarë ndodh në vendin e tyre, ku sipas tij, kryeministri Edi Rama po tenton të instalojë diktaturën.

Postimi i Berishës:

Një libër në Amazon.

Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle). Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Femijët Shqiptar”. Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbreterinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigraacion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë liber tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizoj.