Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndau në median sociale momente nga pjesëmarrja në samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që u zhvillua në Zvicër.
“Samiti dyditor i nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, organizuar këtë fundjavë në Zvicër bëri bashkë rreth 100 udhëheqës e përfaqësues nga mbarë bota dhe ia mbërriti të dakordësojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkët për paqen në Ukrainë, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së”, shkruan Spiropali.
Ndër të tjera ajo shprehet se: “paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tirani, se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkaterrohen.”