Zëvendësshefja e Misionit në detyrë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Kathryn Hammond, tha sot se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Sipas saj, zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi, ndërsa anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po u konfiskohen asetet.
Në fjalën e saj, gjatë tryezë së mbajtur në Tiranë për koordinimin e donatorëve, Hammond nënvizoi mbështetjen e SHBA karshi vendit tonë në luftën ndaj krimit të organizuar, teksa theksoi rëndësinë që ligji të jetë i barabaratë për të gjithë. Ajo tha se SHBA-të, po japin ndihmën e tyre përmes një ekspertize të klasit botëror, ndërsa vlerësoi dhe punën e zhvilluar nga AMP për forcimin e integritetit dhe profesionalizmit brenda radhëve të Policisë së Shtetit.
“Ne ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Sundimi i ligjit dhe trajtimi i të drejtës sipas ligjit është në qendër të këtyre vlerave. Kur sekretari i Shtetit, Anthony Blinken ishte këtu në muajin shkurt, ai tha se reforma në drejtësi s’ka qenë e lehtë dhe e përsosur apo e shpejtë, por përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsioni janë premtuese. Zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi. Anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbasin asetet e tyre. Ky është një proces shumë i fuqishëm dhe po ecën përpara”, tha ajo.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në këto përpjekje që janë hapa vendimtarë drejt anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këtë e meritojnë dhe njerëzit në Shqipëri. Kjo kërkon kohë, por ia vlen”, shtoi Hammound.
“Ne mbajmë premtin për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët. Nuk e di nëse njëri nga ju ka shkuar të ndjeki shkollën fillore apo të mesme në SHBA, ne kemi diçka që e quajmë ‘zotimi i besnikërisë’. Kjo është diçka që ne themi çdo ditë të shkollës, teksa ndjekim shkollën fillore apo të mesme. Aty thuhet: “Unë premtoj, zotohem për besnikëri ndaj flamurit të SHBA dhe Republikës ndaj të cilit ai qëndron, SHBA është një komb i pandashëm nga liritë dhe drejtësia për të gjithë”. Kjo është një ide që është rrënjosur tek ne si amerikanë, pra trajtimi i barabartë para ligjit, nga dita e parë e fillores, deri kur mbaron shkollën e mesme. Mendoj që kjo është shumë thelbësore për shtetin ligjor, që është për të gjithë”, tha ajo.