Një masiv gurësh është shembur në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajti ‘Shkalla e Tujanit’.

Për pasojë, përveç bllokimit të rrugës, kanë marrë lëndime dhe disa persona të cilët morën dëmtime teksa mjeti me të cilin po udhëtonin u godit nga gurët.

Sipas gazetarit të News24, Ilgli Çelmeta, personat e lënduar mësohet se kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.