Pamjet rrëqethëse nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një 22-vjeçare gjatë palestrës në Indonezi, rrëzohet nga pista e vrapit dhe bie nga dritarja e katit të sipërm të palestrës. Videoja shfaq palestrën në Pontianak në West Kalimantan, ku shihen pista për vrap dhe gruaja e cila në një moment humb baraspeshimin dhe bie nga dritarja.
Gruaja e identifikuar me inicialet F.N e moshës 22-vjeçare, kishte tentuar të mbahet në kornizën e dritares, por pa ndonjë sukses. Siç raportohet i dashuri i saj i kishte kërkuar të stërviten në katin e dytë të palestrës, por ajo dëshironte të vraponte në katin e tretë. Gruaja e cila për 30 minuta vrapoi, kishte filluar të ngadalësojë vrapin para momentit tragjik.
Pas rrëzimit ishte dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë raporti i autopsisë zbulon se ajo kishte pësuar lëndime të rënda në kokë. Ndërsa policia thonë se pista e vrapit i vendosur pranë dritares kishte një pozitë të rrezikshme pra vetëm 60 centimetra larg dritares.