Nuk ka ende akt ekspertiza që do të sillnin marrjen në pyetje të deputetit Bujar Çela, në magazinën e të cilit ndërruan jetë dy persona babë e bir.
Por ndërkohë gjykata ka vijuar të konstatojë humbje të fuqisë së masës së pezullimit nga detyra edhe ndaj dy të tjerëve.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se gjykata Antikorrupsion vendosi heqje të masës së pezullimit nga detyra ndaj Miklocan Petros dhe Ilmi Ukut, ndërsa një ditë më parë humbi fuqinë edhe masa ndaj një inspektorit dhe ndaj kryeinspektorit.
Të gjithë ata janë nën hetim për punimet pa leje në objektin e deputetit, i cili është arsyeja se përse prokuroria e Fierit shpalli mos kompetencën dhe ja delegoi SPAK.