Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jurgen Stosk, në konferencën europiane të INTERPOL të zhvilluar në Tiranë foli për luftën kundër krimit. Ai theksoi se duhet një bashkëpunim i mirë për të arritur rezultate të pritshme, Gjithashtu ai vlerësoi edhe bashkëpunimin e Shqipërisë, duke shtuar se ka qenë e gatshme për shkëmbimin e informacioneve për të identifikuar kriminelët.
“Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishme në identifikimin e kriminelëve. Duhet bashkëpunim për të luftuar krimin dhe ja pse INTERPOL është këtu. Duam të sigurohemi që nuk ka vende të sigurta për kriminelët. Duam t’u tregojmë se jemi këtu. Pasi bashkë bëhemi më të fortë, por po shohim që krimi po shpërndahet. Në Tiranë po diskutojmë se mund të përmirësojmë të gjitha institucionet për të identifikuar kriminelet. Shqipëria është aktive në shërbimin e informacionit dhe pjesë e të gjitha bashkëpunimeve për të ndaluar pandëshkueshmërinë”, tha ai.
Më tej shtoi se shkëmbimi i informacionit është shumë i rëndësishëm për identifikimin dhe goditjen e krimit.
“Koordinimi i operacione është prioritet dhe me Shqipërinë kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer për të goditur krimin aty ku i dhemb më shumë”, shtoi ai.