Kreu i PD, Lulzim Basha, ka shpërndarë foto nga Kuvendit ku u shpalos programi qeverisës “Shqipëria meriton më shumë”.
“Nisëm sot shpalosjen e programit qeverisës të Partia Demokratike e Shqipërisë’, shkruan Basha.
LULZIM BASHA, NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT ‘SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË’
Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate dhe demokratë, anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, e deklaroj të hapur Kuvendin tonë programor. E di që nuk ka qenë e leht për shumë prej jush të vinit këtu në orarin e duhur, sepse si gjithçka tjetër edhe transporti, edhe parkimi, edhe 1100 derte të tjera për të lëvizuar brenda Tiranës apo nga jashtë Tiranës për në qendër të Tiranës, janë bërë një ferr i vërtetë. Njësjoj si transportin dhe trafikun e ka pushtuar ngecja në vend, orët e gjata, ndalimi. Kështu i ka ndaluar ora shqiptarëve dhe Shqipërisë në 11 vite të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.
Gjithësecili prej jush, anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, jeni nisur nga qytetet, nga fshatrat tuaj, nga shtëpitë tuaja, në këtë Kuvend programor, të vetëdijshëm se Partia demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që organizon një Kuvend të mirëfillt programor. Sepse ne jetojmë jo thjesht me hallet e demokratëve, pro me hallet e qytetarëve, jetojmë me shqetësimet e tyre, me brengat e tyre. Jeni nisur nga shtëpitë tuaja në këtë sallë të mbushur plotë e përplotë me ju bartës të vullnetit të Partisë Demokratike, përfaqësues të vullnetit të shumicës së qytetarëve shqiptarë.
Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizëne hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të problemeve të bëra kapicë në këtë vend. Sepse siç e dini ju, siç e dimë të gjithë ne këto halle dhe problem, këto shqetësime janë shkruar më mirë se kudo tjetër në lëkurë të shqiptarëve. Janë shkruar në bilancet e pamundura e familjeve shqiptare, këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, çmimet e mallrave ushqimorë dhe kostoja e jetës nuk u rrit vetvetiu, të rinjtë shqiptarë, vëllezërit dhe motrat tuaja o të rinj demokratë anëtarë të Kuvendit që jeni këtu të pranishëm dhe që u përshëndesnga zemra për praninë tuaj, për rolin tuaj, për vullnetin tuaj, për vendosmërinë tuaj. Të gjitha këto kanë ardhur sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e zhytur në afera korruptive, një qeveri e kapur në flagrancë nga shqiptarët, nga partnerët, nga drejtësia. Korrupsioni i kësaj qeverie është vet arsyeja e ekzistencës së organeve të reformuara të drejtësisë të cilëve ju rikonfirmojmë nga kjo sallë mbështetjen pa kushte të Partisë Demokratike për të çuar para gjyqit dhe prapa hekurave qeveritarët e korruptuar.
Por ne këtu jemi mbledhur për më shumë se kaq, denoncimet janë të domosdoshme dhe ato nuk do të shterojnë. Por indinjata dhe britmat e indinjatës nuk mjaftojnë. Shqiptarët presin zgjidhje, shqiptarët meritojnë zgjidhje dhe ne jemi sot këtu për t’i shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve. Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, një Shqipëri e mpakur nga varfëria. Familje shqiptarë që lëngojnë nën zgjedhën e përditshme e çmimeve të larta e të kostos së jetesës. Rini e pasigurt për të nesërmen, papunësi kronike. Të gjitha këto janë produktet e vetme të shportës së Edi Ramës. Eksporti më i mad hi Edi Ramës janë shqiptarët, rinia shqiptare. Ndaj, Partia Demokratike e Shqipërisë si e vetmja forcë politike që është në kontakt me hallet e qytetarëve, vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit më të mirë, të ekspertëve, të profesionistëve, të përfaqësuesve politikt të cilët për më shumë se një vit në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Gjermania me ekipet më të mira të shfrytëzuara nga organiztatat me reputacion si OECD, FMN, Banka Botërore, Bashkimi Europian, Departamenti i Shtetit për të ndihmuar dhe reformuar vendin me nevoja të ngjashme si Shqipëria, ju paraqesim sot shqiptarëve programin e Partisë Demokratike: Shqipëria Meriton më Shumë.
Për një vit me rradhë duke tatuar pulsin e shoqërisë, duke prekur hallet aty ku burojnë, duke qëndruar afër shqiptarëve, duke i njohur të gjithë ata me programin tonë, duke mbledhur nga çdo cep i vendit, nga çdo grup shoqëror, nga çdo shtresë dhe grup interesi problematikat më të mprehta të shumëfishuara gjatë kësaj qeverisjeje. Ne kemi bërë të mundur të vijmë sot me këtë program, fryt i një pune të gjatë e të kujdesshme të qindra ekspertëve që sot përfaqësohet nga këto 10 tavolina mbi 100 ekspertë të Partisë Demokratike dhe jo të Partisë Demokratike por pranë Partisë Demokratike. Sot nisim një udhëtim zonja dhe zotërinj të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sot nisim një udhëtim disamujor. ‘Shpalosja e alternativës tonë, shpalosja e programit tonë sot nuk është fundi, por pikënisja e këtij udhëtimi. Që të hënën Partia Demokratike do të angazhohet në një dialog të përditshëm e të përjavshëm me familjet shqiptare, për familjet shqiptare, me prindërit shqiptarë dhe të rinjtë shqiptarë, me pensionistët shqiptarë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe profesionistët e lirë, me të përndjekurit dhe pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist. Me akademinë, pedagogët, me punonjësit e shëndetësisë, me të gjitha grupet shoqërore, PD me një kulturë të re politike, fryt i dy viteve të shkollës që po lëmë pas, i çlirimit dhe emancipimit të plotë të Partisë Demokratike dhe i qëndrimit të saj me të dyja këmbët në tabanin tonë të kulturës politike perëndimore, euro-atlantike, europiane dhe amerikane. Nuk i zëmë pusi votuesve, nuk i zëmë pusi qytetarëve me propozime që nxirren tak fak në çastin e fundit 2 ditë apo një javë para zgjedhjeve. Jo! Shqiptarët meritojnë ndryshe, shqiptarët meritojnë dinjitet, shqiptarët meritojnë respekt, shqiptarët meritojnë të debatojnë secilin prej propozimeve të forcës politike që mëton të udhëheq vendin dhe të marrë fatet e tyre dhe të familjeve të tyre në dorë, shqiptarët meritojnë më shumë dhe me Partinë Demokratike kjo nis që sot.
Nis që sot kun ë transparencë të plotë ne do të shpalosim të gjitha propozimet tona dhe do t’i debatojmë ato me shtresat dhe grupet e interesit, me nevojtarët e propozimeve tona, me viktimat e shumta të korrupsionit 11 vjeçar të Edi Ramës dhe të qeverisë së tij, me skeptikët, madje edhe me kundërshtarët politik, sot nga kjo platformë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike i bëj ftesën dhe i hedh dorashkën çddo kundërshtari politik të debatojë me ne, propozimet tona, zgjidhjet tona për Shqipërinë që meriton më shumë. Por ne e dimë fare mirë që në çdo debat ata do t’i nxjerrin jo me këpucë të kuqe, por pa këpucë fare. Ndaj le të nisim sot shpalosjen e platformës. Le të vazhdojmë në javët, ditët dhe muajt e ardhshëm debatin e vërtetë me qytetarët shqiptarë për atë që presin nga Partia Demokratike, për atë që meritojnë nga Partia Demokratike dhe nga çdokush që kërkon përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Propozimet tona janë të bazuara në një analizë të hollësishme të gjendjes aktuale dhe po kështu të mundësive të Shqipërisë. Ne të gjithë e dimë që Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme. Këto mundësi sot shfytëzohen nga një grusht njerëzish. Ata janë pasuruar, ata janë pushtetuar, ata janë bërë padronë të këtij vendi. Edi Rama e trajton shtetin shqiptarë si pronën e tij private. Pasuritë e këtij vendi grabiten nga një grusht njerëish me lidhje të drejtpërdrejta me të. Efekti ndihet tek çdo familje shqiptare. Familjet shqiptare janë për ne të parat. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne besojmë në Zot, ne besojmë tek Shqipëria, ne besojmë tek familja. Familja është e para. Pa një familje të fortë, vendi do të shkërmoqet. Pa familje të forta, vendi po shkërmoqet. Nuk është e rastësishme zonja dhe zotërinj të Kuvendit Kombëtar, të dashur qytetarë shqiptarë, që familja shqiptare është seleksionuar enksa për t’u goditur në çdo aspekt të saj nga qeveria e Edi Ramës. Shpërbërja e familjes shqiptare është gjeneza e shpopullimit, mpakjes dhe plakjes së vendit. Ndaj, për ne familja shqiptare është qendra e gravitetit të alternativës tonë qeverisëse të planit tonë për Shqipërinë.
Plzni ynë për Shqipërinë parashikon fondin për mirëqenien e familjes. Me mjetet monetare që qeveria do të ketë në dispozicion, nuk do të bëjë prioritet koncesionet dhe PPP-të e korruptuara dhe as tendera public me 5 apo 10 fishin të vlerës. Paratë e taksave të shqiptarëve do të shkojnë në rradhë të parë për familjet e shqiptarëve. Ndaj sot nga ky Kuvend Kombëtar njoftoj iniciativën e Partisë Demokratike për themelimin e Fondit për Mirëqenien e Familjes, i cili do të marrë përsipër gjithçka për familjen. Nga çiftet e reja, tek fëmijët tek shkollimi i tyre, do të jenë në qendër të politikave tona. Fondi për mirëqenien e familjes do të nisë me një politikë të re për të mbështetur rritjen dhe fuqizimin e shoqërisë tonë me subvencione të drejtpërdrejta. 2000 euro për çdo bebe, 20 mijë euro për fëmijën e tretë për çdo familje të re shqiptare. 30 mijë çifte të reja do të përfitojnë nga Fondi për Mirëqenien e familjes, dubvencionimin e plotë të interesave të kredive për banesa. Thënë ndryshe, 30 mijë çifte shqiptarësh që sot e kanë të pamundur të mendojnë e jo më të blejnë një banesë, do t’iu zerohet interesi i kredisë që do të marrin në funksion të blerjes së shtëpive të tyre, në funksion të themelimit të familjeve të tyre, në funksion të familjes shqiptare, sepse familja shqiptare për ne është e para dhe meriton më shumë. Nga lindja e fëmijëve tek sigurimi i banesave për çiftet e reja, tek shkollimi i fëmijëve, një i ri apo e re me shkollim të mbarë, ,e formim të mirë, me predispozita për të kërkuar dhe gjetur një vend pune me pagë dinjitoze fillon me kujdsin për fëmijën në sistemin e arsimit parauniversitar.
Zonja dhe zotërinj, ekipi i ekspertëve të Partisë Demokratike ka konkluduar që të mbajë angazhimin e Partisë demokratike, në programin tonë, mendje e shëndoshë, trup i shëndosh, drekë për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe shkollë gjatë gjithë ditës. Me kurse të kompjuterit, të gjuhëve të huaja, trajnim sportive dhe trajnim arti deri në orën 16. Shkollat shqiptare do të pësojnë reformën më të thellë që nga krijimi i shtetit shqiptar. Shkollat shqiptare do të jenë pallatet e vërteta të shqiptarëve jo për luks, as për fsada, por për produktin më të magjishëm që marrim përsipër të ardhmen e këtij vendi, fëmijët e këtij vendi. Edhe në ato kushte ku familjet shqiptare kanë të pamundur të sigurojnë disa prej produkteve bazë të mirëqenies dhe rritjes së fëmijës, shkolla shqiptare do ta kompensojë me paketën për libra falas dhe për mjete didaktike falas. Për familjet, për fëmijët e familjeve në nevojë, me regjimin e drekës së paguar për të gjithë nxënësit, për të gjithë fëmijët e shqiptarëve në të 1400 shkollat e vendit, Partia Demokratike hedh një hap cilësor për shqipërinë si gjithë Europa.
Arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, në bashkëpunim me investitorët e huaj dhe vendas të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por të prodhojnë profesionist për një treg pune i cili ka mundësi të pashtershme për ekonominjë e të ardhmes, për teknologjinë e informacionit, Partia Demokratike ka në programin e saj një pikë kthese për ekonominë tonë. Brenda 4 viteve të para, Partia Demokratike angazhohet për trajniminprofesional të 25 mijë të rejave dhe të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit në 4 kampuse të mëdha me një vlerë totale afro 1 miliardë, 800 milionë euro ku do të thithen ekspertët më të mirë të Europës, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarë që shkëlqejnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe do të bëjnë të mundur që këta 25 mijë të rinj dhe të reja të jenë profesionist të gatshëm në një treg me një pagë mesatare për jo më pak se 2 mijë euro për muaj. Ekonomi e re për një brez të ri, next generation është programi ynë është premtimi jonë për Shqipërinë për rininë shqiptare, rinia shqiptare meriton më shumë. Për të gjithë ata të rinj të cilët nuk ndjekin studimet universitare, por dhe një numër studentësh që do të dalin nga programet ekzistuese dhe programet e reja të universiteteve, PD d të garantojë një urë nga shkolla drejt tregut të punës. Për 5 mijë të rinj dhe të reja të cilët nuk ndjekin universitetin, por që do të aftësohen përmes kurseve profesionale dhe për 5 mijë student të sapodiplomuar, PD i përmbahet angazhimit të saj për stazhe të paguara pune për 1 vit me rrogën minimale. Kjo urë e sigurt pune do të mundësojë që të rinjtë shqiptarë të hedhin sytë tek mundësitë e një ekonomie të re, e një ekonomie dinamike që PD do ta nxis, kriojë, shpeshherë nga e para për4mes politikave të saj ekonomike. Zonja dhe zotërinj, familja është e para. Por që t’i shërbejmë familjes shqiptare ne duhet t’i shërbejmë një mjedisi ekonomik ku ajo të gjej veten, të gjej të ardhurat e mjaftueshme për prindërit dhe një siguri dhe mundësi punësimi për të rinjtë.
Me kushtet e sotme Shqipëria e ka humbur çdo avantazh konkurrues në rajon dhe lë më në Europë. Taksa të larta, tatime, dogana, taksa mbi naftën. Në çdo cep, ngado që të rotullohesh taksat larta i marrin frymën sipërmarrjes, shkatërrojnë biznese, mbyllin vende pune, shkurajojnë profesionistët e lirë dhe i çojnë ata në emigracion dhe në këtë mënyrë ne futemi në një cikël ekonomik krizash të njëpasnjëshme. Një sistem monopolist i kontrolluar nga klientët e qeverisë, krijon vetëm mjerim për shumicën dhe pasuri për një grusht njerëzish. Ky është produkt i drejtpërdrejtë i një sistemi ekonomik vlerash i cili ka marrë fund. Sot shqipëria lundron si një karkasë ekonomike, krahasuar dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe padiskutim që një nga shtyllat kryesore të këtij sistemi të kalbur, është ky sistem i kalbur fiskal. Partia socialiste dhe Edi Rama nuk e duan shtresën e mesme. Shtresa e mesme ka mjaftueshëm të ardhura. Shtresa e mesme e mba kokën lartë, shtresa e mesme e ka gojën e lirë, shtresa e mesme e ka mendjen e lirë. Dhe në këtë sistem qeverisjeje kjo është e papranueshme.
Po për shtresën e mesme shqiptare, për profesionistët shqiptarë, për biznesin e vogël shqiptar dhe për sipërmarrjen e ndershme shqiptare PD nuk mund dhe nuk do të qëndrojë duarkryq. Ekonomia shqiptare meriton më shumë, sipërmarrja shqiptare meriton më shumë dhe ne pa asnjë hezitim do të t’i japim taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, ne do t’i japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes të sipërmarrjes shqiptare, të shpunësimit të shqiptarëve, të emigracionit të trurit dhe të varfërisë dhe të gjendjes së keqe ekonomike. Bizneset e vogla nën14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes. Ndërkohë që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra. Mbi 600 mijë lekë të vjetra diferenca do të tatohet me një shkëllë dhe një shkallë të vetme 9%. 40% e ekonomisë shqiptare është sot informale, është sot si me thënë poshtë tavolinës, me balance të dyfishta, me balance fallco, përpiqen t’i largohen taksave të larta dhe të shmangin konkurrencën e padrejtë se të gjithë e dimë që taksat si paguan askush njësoj. Klientët e qeverisë nuk i paguajnë ose i paguajnë më pak dhe të gjithë të tjetër duhet pastaj të kompensojnë vlerën e munguar. Me taksën e sheshtë 9% ne i japim fund bilanceve të dyfishta. Ne nxjerrim mbi tavolinë dhe në dritën e formalitetit sipërmarrjen shqiptare, profesionistët shqiptarë dhe bëjmë të mundur që të ardhurat publike të dyfishohen brenda 4 vjeçarit të parë të PD. Ne do të bëjmë të mundur që mbi 40% e ekonomisë informale shqiptare, të prodhojë mesatarisht 1.5 miliardë më shumë për publikun shqiptarë, për pensionistët shqiptarë, për fëmijët shqiptarë, për fermerët shqiptarë.