Kryeministri Edi Rama iu bashkua edhe këtë vit nismës për dhurimin e gjakut.
“Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut”, u shpreh kreu i qeverisë, teksa dhuroi gjak.
“Ne e kemi traditë. Një pjesë këtu, që janë që nga bashkia, e dinë shumë mirë. Çdo vit, rigjenerohemi duke dhënë gjak. Sepse dhënia e gjak, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Lum kush jep. Me dhurimin e gjakut, organizmi fiton energji të re. Nuk shmanget komplet plakja, por shtyhet më tutje”.
Sipas mjekes, personat që dhurojnë gjak, janë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.