Ministristrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se ka nisur hetim administrativ në lidhje me skandalin tek Onkologjiku.
“Korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit të qytetarëve dhe kujtdo që i shkon mendja të kryejë vendime të turpshme. Ka nisur hetim administrativ pavarësisht hetimit të prokurorisë”, tha ajo.