50 mijë tifozë shqiptar pritet të mbushin stadiumin e Dortmund në Gjermani sot në mbrëmje në orën 21:00, ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Itali për Euro 2024.
Rrugët janë ‘pushtuar’ nga tifozë të shumtë shqiptar, të cilët janë veshur kuq e zi dhe mbajnë në duar flamujt kombëtar.
Nga Gjermania, gazetari i Report Tv, Ernest Koçi ka sjell atmosferën pak orë para fillimit të ndeshjes, ku tifozët shprehen entuziast për këtë ndeshje.
“Jemi banues në Gjermani, na kanë ardhur miq nga Shqipëria sot, nga Korça, atmosfera është e zjarrtë ka flamur kuq e zi dhe shqiptarë të shumtë. E vështirë për bileta, por kur do e gjen. Mendoj se dot do të jetë 2 me 1 rezultati”, tha një tjetër tifozë.
“Unë vij nga Kosova dhe duam fitore sot, kam ardhur me babin. Më pëlqen shumë lojtari Hasani”, tha një fëmijë.
“Kam ardhur nga Tirana sot do fitojmë 1 me 1”, tha tifozi.
“Atmosfera është shumë bukur e kam pasur të vështirë për të gjetur bileta, e kam gjetur në ditën e fundit. Mendoj se do të kemi një barazim. Avioni ka qenë pot me tifozë kur ka ardhur për këtu”, tha një tjetër tifozë.