Prokuroria e Posaçme (SPAK) dorëzoi disa ditë më parë kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit.
Lidhur me këtë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar autoritetet i kanë të gjithë instrumentat që Bami dhe të gjithë rastet si ai të vendosen përpara drejtësisë.
“Kjo është diçka për të cilën ne jemi në kontakt me organet kompetente me të cilat kemi një komunikim të shkëlqyer dhe që dua ta them shumë qartë që jemi në fazën e vlerësimit të dokumentacionit të përgatitur nga prokuroria e Posaçme nga pala e Emirateve të Bashkuara. Mos harroni që edhe ata kanë procedurat e tyre gjyqësore. Unë jam i bindur që kjo qasje se Dubai është një oaz që mund t’i shpëtosh përballjes me drejtësinë jo vetëm shqiptare, por të shumë vendeve, edhe autoritet e këtij vendi mik e kuptojnë qartë dhe në rastet si ai që ju përmendni i kemi të gjithë instrumentat për ta tejkaluar dhe që të vendoset para drejtësisë shqiptare”, tha Balla.