Spanja dhe Kroacia “përplasen” në Berlin, në sfidën e parë të Grupit B, në “EURO 2024”, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Italinë.

“La Roja” kërkon që të tregojë se është një nga pretendentet për të fituar trofeun në fund.

Nga ana tjetër, kroatët kanë treguar më vitet e fundit se janë një nga skuadrat më të forta në botë.

REZULTATI LIVE:

SPANJA 3-0 KROACI

Morata 29′, F. Ruiz 32′, Carvajal 45+2′

KOMENTI LIVE:

45+3 Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ GOOOL SPANJA 3-0/ Carvajal godet pas një krosimi nga Yamal dhe ndëshkon për herë të tretë Livakovic. (VIDEO)

32′ GOOOL SPANJA 2-0/ Fabian Ruiz lëviz bukur në zonë dhe me të majtën ndëshkon Livakovic. (VIDEO)

29′ GOOOL SPANJA 1-0/ Morata del i vetëm përballë Livakovic dhe nuk gabon. (VIDEO)

22′ Budimir ptovon me një gjuajtje me kokë, me topin që shkon larg kuadratit.

7′ Morata lëshon një gjuajtje me të majtën nga distanca, e cila ndalet pa probleme nga Livakovic.

1′ Starton sfida në Berlin!

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella, Rodri, Pedri, Ruiz, Yamal, N. Williams, Morata.

Trajner: Luis De La Fuente

KROACIA: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Kramaric, Budimir.

Trajner: Zlatko Dalic