Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali po merr pjesë sot në konferencën e nivelit të lartë për rimëkëmbjen e Ukrainës, që po mbahet në Berlin, Gjermani.
Kjo konferencë është bashkorganizuar nga presidenti i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ministrja Spiropali do të mbajë një fjalë në emër të qeverisë shqiptare.
Postimi i Spiropalit
“Në Konferencën e nivelit të lartë për Rimëkëmbjen e Ukrainës, bashkëorganizuar nga Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ku kam nderin të marrë pjesë dhe të mbaj fjalë në emër të qeverisë shqiptare, e cila do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj të drejtë për çlirim, si edhe do të kontribuojë në projektet e rimëkëmbjes së pasluftës.”
Konferenca ka për qëllim mobilizimin e një mbështetje të vazhdueshme për rikuperimin, ndërtimin, reformat dhe modernizimin e Ukrainës. Mundësimi i asistencës urgjente për nevoja imediate, implementim projektesh, krijimi i një mundësie të biznesit dhe mobilizimi i shoqërisë civile.
Konferenca përfshin katër tematika; dimensioni ekonomik (promovimi i sektorit privat, përfshirja për rritjen ekonomike dhe rindërtimin e Ukrainës); dimensioni humanitar (Sigurimi i rikuperimit social dhe njerëzor për të ardhmen e Ukrainës; dimensioni lokal dhe rajonal; lehtësimi i zhvillimeve lokale nëpërmjet angazhimit të komunitetit, të ftuar në konferencë janë edhe bashki nga disa shtete; dimensioni i EU: Mbështetja e Ukrainës, stabilitet dhe progres nëpërmjet integrimit në Bashkimin Europian.