Pak ditë pas prezantimit të programit, kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka organizuar një tavolinë diskutimi për programin ekonomik me ekspertë të fushës.
Basha tha se programi i prezantuar pak ditë më parë është përthithur nga publiku si ujë në rerën e nxehtë, në shkretëtirën e shpresës që ka lënë pas qeveria.
Ai theksoi se PD qëndron e palëkundur për taksën e sheshtë 9% e cila sipas tij do të nxisë krijimin e një modeli të ri ekonomik për vendit, e që po ashtu i jep predispozitat për rritje të standardit të jetesës.
Kreu i PD, u shpreh se synimi është që në katër vjecarin e parë të qeverisjes, Shqipëria të ketë standardin e jetesës më të lartë në Rajon.
Basha: Është një ofertë që është përthithur nga publiku, si ujë në rerën e nxehtë, në shkretëtirën e shpresës që ka lënë pas kjo qeveri.
Ky është propozimi jonë i palëkundur për taksën e sheshtë 9%, 9% tatim fitimi, 9% tatim mbi të ardhurat personale, 9% për të ardhurat nga profesionet e lira dhe devidenti.