Lulzim Basha komentoi sot akuzat e bëra nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pas lënies në fuqi të ndalimit të hyrjes nga Britania e Madhe. Basha tha në Report Tv se as SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen, duke shtuar se Berisha riciklon ndaj tij akuzat e Ramës. Ai shtoi se në raste kur influencohen marrin masa siç ishte rasti i McGonigal.
“Është një stisje një herë këto spaleta mi jepte Rama tani mi jep Berisha, as SHBA dhe as MB nuk mund të influencohen. Në raste kur influencohen marrin masa siç ishte rasti i Mc Gonigal. Tani Berisha e kthen në një fakt të konfirmuar dhe vazhdon ta mbajë peng një pjesë të opozitës me ankthet e veta personale.Nuk është zgjidhja për të ndihmuar vendin është aset për të mbajt Edi Ramën, e vetmja rrugë që ka është të hedhë një hap pas. Duhet tu ofrohet shqiptarëve një alternativë e plotë dhe jo non grata, nuk ka forcë që të na ndalojë për alternativën tonë”, tha Basha.