Teksa përgatitjet për takimin me Spanjën vijojnë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është shprehur në konferencën për mediat se skuadra shqiptare ka thyer çdo pritshmëri në këtë Europian dhe se do të bëjë çmos për të marrë një fitore nesër për të arritur kualifikimin historik nga grupi.

“Është goxha emocionuese… Unë kam krijuar jetën në Spanjë. Është një gjë fantastike të luash kundër Spanjës. Do të jetë një ditë që nuk do ta harroj. Jam i lumtur që drejtoj kombëtaren shqiptare. Do të tentojnë të dalim dhe të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë dhe lojtarëve më të mirë në botë.

Spanja e ka ADN e vet, e mbajnë posedimin e topit. Kanë shumë cilësi në mes të fushës, ka lojtarë direkt. Sidomos në krah janë shumë të rrezikshëm., janë të mirë edhe në qendër., kanë shumë cilësi, lojtarë të shpejtë. I kam vëzhguar muajt e fundit, që pas hedhjes së shortit dhe kam vënë re që kanë shumë të mirë. Krijojnë shumë pak hapësirë janë të mirë organizuar. Spanja mund të jetë skuadër më mirë në grup.

Arritja e avantazhit është diçka shumë e madhe. Nuk është e lehtë të kalosh në avantazh, por kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në Europian. Kemi lojtarë shumë të rinj dhe gjatë ditëve të fundit kanë treguar se çfarë mund të bëjnë. Është diçka që mund t’i ndodhë dhe skuadrave më të mira në botë. Por ne do të vazhdojmë të përmirësohemi.

Patjetër që jam i lumtur. Shumë njerëz, para 5 muajsh kanë pranuar që Shqipëria mund të pësojë 3-4 gola. Patjetër që jam i lumtur. Ne përfaqësojmë vendin tonë. Jemi shumë të lumtur që jemi në këtë “Grup të Vdekjes”. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Kemi bërë çdo gjë për të arritur këtu. Jemi duke ëndërruar dhe përgjatë 90 minutave çdo gjë është e mundur.

Unë jam ende i ri. Është një ndeshje që nuk do ta harrojë. Sepse si trajner, të luash kundër Spanjës për herë të parë… Unë jam gjysmë-spanjoll dhe gjysmë-brazilian. Kemi pasur ndeshje me rëndësi në kualifikuese, pastaj jemi ndeshur me Italinë, Kroacinë dhe tani kemi Spanjën. Nëse kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua? Mendoj se situata mund ta bëjë ndeshjen më të rëndësishme.

Ne kemi punuar me Kombëtaren shqiptare me muaj të tërë. Kemi qenë në Tiranë. Në Shqipëri ka 3 milionë shqiptarë, por ka 9 apo 10 milionë shqiptarë anë e mbanë botës. Gjenerata e tanishme është duke i gëzuar ndeshjet që Shqipëria po luan në Europian. Ne do të luajmë për gjatë tërë 90 minutave. Do të jetë me të vërtetë kënaqësi e madhe për të luajtur mes 16 skuadrave më të mirë. Do të jetë e vështirë, por do të bëjmë një nga ndeshjet tona më të mira të mundshme”.