Kjo fundjavë në qytetin e Vlorës ka shkaktuar trafik të rënduar.
Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë këtë qershor, plazhi është kthyer në vendpushimin më të preferuar.
Dyndja e pushuesve vendas e të huaj drejt bregdetit në Vlorë ka krijuar trafik të rënduar paraditen e sotme në zonën e Skelës e në rrugën Transballkanike, përgjatë dhe Lungomares.
Gjatë javës që po lëmë pas janë shënuar temperatura të larta, të cilat janë cilësuar nga meteorologët si më ekstremet për muajin qershor krahasuar me vitet e mëparshme.