Në finalen mes Realit dhe Dortmundit mbrëmjen e kaluar nuk munguan as tifozët në fushën e lojës, ashtu siç është bërë traditë me finalet e Championsit.

Vetëm 25 sekonda pas fillimit të finales së Londrës, tre tifozë ‘pushtuan’ fushën dhe njëri prej tyre, bëri edhe një selfie me brazilianin Vinicius.

Ndeshja u ndërpre vetëm pak sekonda pasi kishte filluar, duke rifilluar pas dy minutash. Reali fitoi 2-0 finalen me golat e Carvajal dhe Vinicius në pjesën e dytë.