Aktorja dhe modelja e njohur, Müge Boz, e cila u martua me Caner Erdeniz në vitin 2019, është bërë nënë e një vajze për herë të dytë.
Ajo ka ndarë fotot e lindjes me ndjekësit në faqen e saj të Instagramit.
Boz shkroi gjithashtu edhe një mesazh emocionues:
“Kështu ishim kur do të lindnim… Sigurisht që prerja cezariane e bënte gjithçka shumë ndryshe në krahasim me përvojën time të parë të lindjes. Unë hyra në sallën e lindjes me energjinë e festës. Vajza ishte me ne në spital, sepse kishte dëshirë të vinte, ndërsa në sallë isha vetëm deri në momentin që erdhi Caner.”
Aktorja u shpreh se këtë herë mëmësinë e kishte pritur me ndjenja krejtësisht ndryshe, si një Müge tjetër.
“Nuk do t’i harroj kurrë rrahjet e zemrës sime në momentin që pashë Rikën për herë të parë, zërin e saj, Canerin që më mbante fort dorën… Falë Zotit, fëmija ynë ka lindur i shëndetshëm. Mirë se erdhe në familjen tonë, Rika ime”, shkruan aktorja.