Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga disa persona.
Mëngjesi mësohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij, sipas asaj që ka raportuar gazetarja Klodiana Lala.
Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.
Mëngjesi ka marrë goditje me mjete të forta, doreza hekuri, në kokë dhe trup, të cilat i kanë shkaktuar hematoma të rënda.