Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në skandalin e Onkologjikut.
Ai u paraqit në gjykatë rreth orës 10:30, ndërsa në hyrje ku e prisnin gazetarët nxitoi për t’iu shmangur dhe tha: Bëj vetëm punën.
Ndërkohë, pas seancës në gjykatë, ai doli nga ana e pasme, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, ndërsa vrapoi për t’iu ikur gazetarëve.
Gjykata Penale e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private.
Sipas Prokurorisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë “shpërdoruar detyrën”. Në përgjime, dolën duke iu mohuar pacientëve shërbimin në shtet dhe i drejtonin drejt privatit.