Sot në mbrëmje do të zbresë Serbia në fushë, ku do të përballet me Anglinë në Gelsenkirchen. Megjithatë përpara sfidës nuk kanë munguar fërkimet në distancë mes serbëve dhe shqiptarëve, me kombëtaren tonë që sfidën hapëse e luajti dje në disfatën ndaj Italisë në Dortmund.
Sipas mediave serbe, shqiptarët ditën e djeshme kanë provokuar në stadium pasi sipas u panë flamuj të Shqipërisë së madhe dhe të UÇK-së.
“Shembull për këtë është ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, ku në tribuna u panë flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe organizatës terroriste ‘UÇK’”, shkruajnë media të shumta serbe.
B92-shi serb vazhdon me fjalë provokuese dhe ofenduese të drejtim të shqiptarëve.
“Ne nuk na lejohet të përdorim p.sh flamurin “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, e lëre më diçka më “të frikshme”, shkruan kjo media serbe.
Ndërkohë ata kanë postuar edhe një video TikTok-u, ku duken tifozët shqiptar në Dortmund të cilët heqin një flamur serb të vendosur përgjatë një rruge mes flamujve të shumtë të kombëtareve pjesëmarrëse në Europian.
@rtvbesa🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱