Ndue Preka ka mbetur i plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e 9 qershorit në Shkodër. Menjëherë pas plagosjes 30 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal te Shkodrës.

Mësohet se Ndue Preka ndodhej në këmbë në lagjen Mark Lula, kur një person ende i pa identifikuar qëlluar në drejtim të tij. Deri më tani efektivët nuk kanë rënë në gjurmët e autorit që ka plagosur 30 vjecarin. Ky i fundit pas shoqërimit të tij në komisariatin e policisë vendore Shkodër nuk ka dhënë informacion se kush mund të jetë autori që e ka qëlluar. Ai ka pretenduar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person.

“Unë nuk e di kush më qëlloi. Ka qenë errësirë nuk kam mundur ta njohë autorin, më ka qëlluar dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me askënd, ndaj nuk kam dyshime se kush mund të jetë personi që më qëlloi” deklaroi 30 vjeçari duke mos dhënë asnjë detaj se kush është autori që ka qëlluar ndaj tij.