Në një intervistë për ‘Bild’ këtë të hënë, trajneri anglez Gareth Southgate diskuton të ardhmen e tij në krye të “Tre Luanëve”. Duke parë karrierën e tij që nga viti 2016, trajneri mendon se ky është ndoshta shansi i tij i fundit për të fituar një trofe.
“Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Kjo mund të jetë shansi i fundit. Mendoj se gjysma e trajnerëve kombëtarë largohen pas një turneu, kjo është natyra e futbollit ndërkombëtar. Unë kam qenë këtu pothuajse tetë vjet dhe tani ne i jemi afruar (një titulli).
Kështu që e di që nuk mund të dilni vazhdimisht atje dhe të kërkoni pak më shumë kohë, sepse njerëzit nuk i besojnë më mesazhit tuaj. Nëse duam të jemi një ekip i madh dhe nëse dua të jem një trajner i mirë, atëherë duhet të performojmë në momentet e mëdha”.
Humbja në finalen e Euros së fundit
Ai arsyetoi edhe mos zgjatjes e kontratës para kompeticionit: “Do të kishte pasur më shumë kritika, që do të kishin bërë më shumë presion mbi ekipin. Anglia e ka bërë këtë më parë me Fabio Capello (para Kupës së Botës 2010), dhe pati shumë bujë para turneut. Është më mirë të vendoset pas turnut”.
Gjysmëfinaliste e Kupës së Botës 2018 dhe çerekfinaliste në 2022, Anglia e Southgate mbi të gjitha përjetoi një finale zemërthyese, e humbur në shtëpi me penallti kundër Italisë, gjatë Euros së fundit tre vjet më parë. E mposhtur nga Islanda në ndeshjen e fundit përgatitore (0-1), ajo prezantohet në Euro me shumë individë të shkëlqyer, një status të preferuar dhe pritshmëri të mëdha që e shoqërojnë atë.