Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se vendimi për kthimin e vulës së PD tek Sali Berisha transformon situatën me tij dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai ka theksuar në emisionin “Real Story”, se ky vendim e kthen Metën defacto i varuri i Berishës elektoralisht.
“Ilir Meta e ka të pamundur që të gëzohet këto kohë dhe mjafton të themi kaq. E dyta, për arsye që i ka bërë vetë publike, po të fillosh si Dumani… Ky vendim e transformon situatën mes të dyve, Berishës dhe Metës, e kthen nga Berisha i varuri i Metës elektoralisht, e kthen në Meta de facto i varuri i Berishës elektoralisht. Sot gjërat janë kthyer në raportet normale se gjithmonë kanë qenë PS-PD, dikur LSI, tani LRI.
Rikthimi i gjërave në raport normal ndodh në kushtet kur PL ka humbur dhe statusin e tejzgjatur se nuk i kemi më ato raporte kur 3, 4 deputetët e Metës të ndanin çështjen e pushtetit në Shqipëri. Meta nuk e influencon dot çështjen e pushtetit dhe ky është problemi i Metës”, tha Minxhozi.
Analisti u shpreh se nëse Basha rikthehet në PD, nuk do të mund te futet dot nga dera e madhe e godinës së partisë.
“Absolutisht, mund të thuhet. Sot Lulzim Basha nuk vlen asgjë sepse trashëgimia është inekzistente, është një zinxhir i madh humbjesh, katapultimesh pa meritë, desantimi në PD nga ana e Berishës.
Dhe pa mentorin dhe mbështetësin e tij kryesor, që për një moment iu kthye në armikun më të madh, Lulzim Basha humbi jo vetëm selinë, por filloi të humbasë zgjedhjet, bashkëpunëtorët dhe gjithçka.
Sot ka humbur grimcën e fundit të rëndësisë politike që kishte që ishin stemat dhe ai flamur i PD që Berisha e tund me të drejtë sot. Basha ka dalë për mua nga skena. Ftesën mund ta ketë.
Berisha mund të bëjë një gjest kalorsiak duke e ditur që ai nëse e pranon këtë gjest vjen në PD, sepse Basha rikthehet nga dera anësore e shërbyesve në PD nuk mund të futet dot nga dera e madhe”, u shpreh Minxhozi.