Një person ka gjuajtur me gurë drejt kryeministrisë mbrëmjen e djeshme, duke thyer xhamin e derës kryesore të saj.
Policia e Tiranës thotë se personi në fjalë ka qenë në gjendje të dehur dhe që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 minuta të së martës, në hyrje të kryeministrisë, ku personi filloi të gjuante me gure, por është neutralizuar.
Më pas ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe më pas në spital.