Shqipëria vlerësohet si një partner i angazhuar fuqimisht në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve.
Vlerësimi ka ardhur në takimin që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi me Drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.
Gjatë bashkëbisedimit, mbajtur në Ministrinë e Brendshme, ata folën mbi rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në përballjen me drogat si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta.
“EMCDDA po mbështet Shqipërinë ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave dhe Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm”, theksoi ministri Balla pas takimit.