Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë, do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Shqipëri.
Ajo do të udhëtojë drejt zonës së Gjadrit , Lezhë, ku kanë nisur punimet për ngritjen e qendrës së pritjes së emigrantëve, që do të strohen në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen e firmosur mes dy qeverive.
Sipas një njoftimi zyrtar, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.