Zgjedhjet për Parlamentin Europian që mbyllen mbrëmjen e sotme dominohen nga qendra e djathtë, sikundër ka një rritje të ekstremit të djathtë.
Referuar sondazheve për Greqinë, partia e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis “Demokracia e Re’ kryeson me 30 % të votave, ndërsa e dyta renditet Syriza me 16.7 %.
Ndërkohë referuar Holandës, sondazhet flasin për një fitore të Aleancës Laburiste me të Gjelbërit.
Aleanca Laburiste/E majta e Gjelbër (PvdA/GL) kuotohet në 21.6%, ndërsa Partia Liria e ekstremit të djathtë të Geert Ëilders (PVV): 17.7%.
Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD): 11.6% dhe Apeli Kristian Demokrat (CDA): 9.7%. Një tjetër garë kyçe konsiderohet ajo në Sllovaki.
Udhëheqësi populist dhe partia e tij Smer janë vënë nën vëzhgim gjatë muajve të fundit për lëvizjet që kritikët thonë se minojnë lirinë e medias dhe kontrollet dhe ekuilibrat.
Retorika e Ficos mbi politikën e jashtme ka ngritur gjithashtu shqetësime se Bratislava po miraton një qasje më miqësore ndaj Kremlinit. “Është e nevojshme të votohen eurodeputetët që do të mbështesin iniciativat e paqes dhe jo vazhdimin e luftës”, tha Fico në një postim në mediat sociale të shtunën teksa votonte në një spital të Bratislavës. Sondazhet e fundit e vendosin Smerin e Ficos pak përpara opozitës Sllovakia Progresive, e cila kandidon në një platformë pro-perëndimore.