Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para për zjarrin me përmasa të frikshme që ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, sqaron policia.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.