Alketa Vejsiu ndau dje me publikun një aksident që i kishte ndodhur para se të vinte në spektakël, ku u shpreh se për pak ju rrezikua jeta.
“Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.”
Pjesë nga biseda:
Alketa Vejsiu: Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.
Fifi: Je mirë?
Alketa Vejsiu: Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!
Fifi: Të shkuara! Ti je supersticioze?
Alketa Vejsiu: Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë!