Është zyrtarizuar largimi i Enkelejd Alibeajt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi në seancën plenare sot shkresën e dërguar nga Alibeaj, i cili njofton se nuk është më pjesë e grupit të PD.
Ky vendim i Alibeajt erdhi pasi vula e Partisë Demokratike me vendim të Gjykatës së Apelit i kaloi Sali Berishës.
Alibeaj kishte njoftuar më parë në një postim në rrjetet sociale se s’mund të jetë pjesë e atij grupi që drejtohet nga Berisha.