Optimizmi gati në eufori për një vit edhe më të mirë, justifikuar nga pritshmëritë për mikë-pritur 14 milionë të huaj po nxit bizneset në tregu i qiradhënies së makinave të importojnë më shumë automjete. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor tregojnë se në gjysmën e parë të vitit parë të vitit u importuan dhe regjistruan mbi 50 mijë makina.
“Kërkesat për këtë vit krahasuar me vitin e kaluar janë 3 herë më të larta. Janë statistika që i gjenerojë nga sistemet tona. Sigurisht që çmimi ndryshojnë varësi të prenotimit dhe kohës së prenotimit ku ata që kanë prenotuar më herët kanë përfituar nga çmimet më të lira. Çmimi mesatar është 40-45 euro që përfshin TVSH, asistencën teknike”, thotë për A2 CNN, Andi Allushi, agjent i tregut të automjeteve me qira.
Në varësi edhe të asaj çka turistët e huaj dhe emigrantët shqiptarë që kthehen për pushime dhe dasma në atdhe kërkojnë, pjesa më e madhe e automjeteve të importuara në harkun e muajve janar-qershor janë të markës “Volkswagen”, ndjekur nga Mercedes Benz, Audi, Hyundai, Toyota, Ford, Fiat e BMW.
“Shqiptarët marrin makina me qira por preferojnë çmimin më të lirë dhe jo shërbimin më të mirë. Të huajt preferojnë makina me çmim mesatar, por me fuqi motorike të ulët për mos harxhuar shumë”, thotë Allushi.
Me sezonin masiv turistik në gati në kulm, kompanitë e qiradhënies së makinave po përballen me një problem… atë të prenotimit të çdo automjeti të mundshëm. “Për korrikun dhe gushtin nuk kemi asnjë mjet të lirë. Në gjuhën tonë kemi bërë “stop sale”. Duhet të shtojmë flotën”, thotë Allushi.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit tregojnë se në vend rezultojnë 914 mijë e 925 automjete të regjistrua, numri më i lartë i regjistruan ndonjëherë në historinë e vendit.