Gazetari Sokol Bregu tha në “Review” në Euronews Albania se SPAK nuk e k marrë përsipër të vazhduar dosjen e 21 janarit, pasi ka parë se ka pasur pamundësi për të kryer hetime të mëtejshme.
Ai tha se për vrasjen e Aleks Nikës, prova e vetme është gëzhoja e cila u gjend në trupin e tij, por pazi i kanë bërë analizën, ekspertët balistik nuk kanë arritur të thonë se nga cila armë mund të të ketë dalë.
“SPAK ka parë vështirësi dhe moskopetencë. Edhe Gjykata e lartë në vendimin e saj thotë , për aq sa mund të hetohet. Pra edhe ajo ka vërejtje. Procedimi është i regjistruar në prokurorinë e Tiranës, SPAK nuk e ka marrë përsipër për ta vazhduar, në rastin konkret procedimi mbetet i hapur sepse nuk është gjetur ende vrasësi i Aleks Nikës.
Por cilat janë provat për të rihapur edhe njëherë këtë dosje, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ne kemi vetëm një plumb që është i shkatërruar plotësisht, që nuk përbën një provë materiale, i është bërë balistika dhe nuk gjendet nga cila armë është bërë qitja. Tani mund të presim në rast se del ndonjë i penduar. Unë në këtë pikë e shoh. Në pikën tjetër duke qenë se ka pasur shumë vështirësi në këtë çështje, unë nuk mendoj se SPAK e ka refuzuar sepse ka pasur frikë, por e ka parë si një pamundësi të saj për të kryer hetime të mëtejshme. Dosja ka patur probleme të mëdha e këtë e ka thënë edhe Strasburgu”,-tha gazetari./EURONEWS ALBANIA