Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu njoftoi se 50 medikamente të reja për të sëmurën onkologjisë.
Me vendimin e qeverisë këtë të mërkurë, ato do të rimbursohen nga buxheti i shtetit.
Ndër të tjera Koçiu njoftoi se do të shtohet edhe numri i fishave të diabetit, ku këtë herë listës së personave që përfitojnë i shtohen ata që janë invalid pune dhe me aftësi ndryshe.
“50 medikamenete të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike. Një vendim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë më shtrirjen e fishave të tjera të fishave të diabetit. Ne shtojmë mbulimin e fishave te diabetit edhe për dy target grupet, 2000 invalid pune dhe 1500 persona me aftësi ndryshe”, tha ajo.