Partia e Lirisë mbështet çdo protestë kundër këtij narkoshteti që ka varfëruar vendin dhe ka shkatërruar shtresën e mesme.
Kështu u shpreh në një prononcim për mediat nga Fieri, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë në krah të opozitës në 11 Korrik në protestën kombëtare.
Hapja e partisë është një prioritet tjetër i rëndësishëm është shprehur Meta, si dhe njohja e pesë prioriteteve të rëndësishme të kësaj force politike, veçanërisht lufta kundër shpopullimit të vendit.
Këto deklarata Meta i bëri nga Fieri në një takim me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Qarkun Fier me fokus zbatimin e vendimeve të konventës historike të 27 prillit.