Adriana Kalaja i ka vënë shqiptarët përballë dy zgjedhjeve: O të jenë me Berishën, o me Altin Dumanin, kreun e SPAK.
“Ai që sot shpreh mbështetjen në krah të Dumanit dhe gjithë Dumanëve, të cilët luftojnë opozitën, Sali Berishën, opozitarët, qendrestarët e këtij vendi, janë në krah të krimit, të Erion Veliat, në krah të Ramës.
Nuk ka asnjë dallim tashmë. O je me opozitën, o je me PD, me Sali Berishën, që do të thotë je në mbrojtje të interesave të Tiranës dhe Shqipërisë, o je me dushmanin, pushtuesin më të madh të shqiptarëve, sepse është për të mbrojtur interesat e qytetarëve, që duhet të arrestojë e procedoje njerëzit që shkelin ligjin. Përveçse nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojmë të gatshme, bëjnë indiferentin.
Dua t’i bëj disa pyetje Altin “dushmanit”, që nuk është fyerje, po një etiketim që i shkon për shtat:
Të gjitha kallëzimet (për inceneratorët) i kemi bërë veç e veç. Pse i bashkuat në një kallëim të përbashkët?!
Pse e bëtë me mosfillim çështjen e Bechettit, kur ne kërkuam si PD që dëmin 140 milionë euro ta paguajë ky bastardi Erion Veliaj dhe ai bastardi tjetër në kryeministri?! Sepse keni interesa të përbashkëta.
Kush është reagimi i SPAK-ut?! Zero! Ndërkohë, Altin Du(sh)mani i mësuar nga tutori i tij Edi Rama bën edhe humoristin para deputetëve. Thotë “mund të kërkoni me shkrim”, pyetjet që jeni të interesuar.
Po sa kërkesa ka bërë more dushman, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit?! 38 kërkesa me shkrim! Zero përgjigje për sekuestron e truallit të Teatrit Kombëtar sepse ata nuk janë aty për t’u shërbyer qytetarëve, janë aty për të mbrojtur vrasës e banditë si Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Ndaj ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të jemi këtu, do të vazhdojmë të reagojmë të protestojmë fort derisa Veliaj dhe Edi Rama të jenë pas hekurave. Ne do të jemi në këmbë si PD dhe opozitë, deri në arrestimin e tyre dhe lirimin e Prof. Dr. Sali Berishës”, tha ajo para Bashkiës.