Numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë është në rritje. Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi 1 milionë pasagjerë.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se 65% më shumë pasagjerë të përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar.

Reagimi:

Mirë se erdhët në Shqipëri

Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi milionë pasagjerë, duke e çuar në 4,8 milionë shifrën e përgjithshme të udhëtarëve në Tirana International Airport

65% më shumë pasagjerë të përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar, që e kthejnë aeroportin tonë ndër më kryesorët në Ballkan për flukset e udhëtimeve duke i lehtësuar edhe më tej aksesin turistëve që duan të shijojnë Shqipërinë.