Nuk kanë fund shkëndijat në distancë mes Julian Alvarez dhe trajnerit Pep Guardiola. Gjithçka nisi nga argjentinasi që theksoi se kërkon të luajë edhe në ndeshjet e rëndësishme të Manchester Cityt, ndërsa trajneri spanjoll deklaroi se këtë dëshirë e kanë edhe 18 lojtarë të tjerë, ndaj nuk mund t’ia plotësojë tekat vetëm sulmuesit.
Tashmë, Alvarez vijon polemikat dhe shprehet se nuk ka thënë asgjë të keqe, me argjentinasin që shton se ai gjithmonë bën analizat e tij në fundin e çdo sezoni. “E dëgjova atë se çfarë tha Guardiola, por nuk kam shumë për të komentuar. Unë nuk thashë asgjë të keqe, shpreha atë që mendoj. Unë bëj gjithmonë analizat e mia në çdo fund sezoni dhe gjithashtu projektoj të ardhmen time.
E kam shprehur gjithmonë se jam shumë i lumtur që luaj me Manchester Cityn, është një klub i madh. Nuk kam thënë asgjë të keqe”, përfundoi Alvarez.