Alvaro Morata po afrohet gjithnjë e më shumë me Milanin. Pas euforisë së fitimit të Europianit, qendërsulmuesi spanjoll është gati të rikthehet në Itali.
Sipas shtypit spanjoll, në fakt, Morata mund t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore që nesër para se të nënshkruajë dhe të bëjë njoftimin zyrtarë. Milani është gati t’i paguajë Atletico Madrid klauzolën prej 15 milionë për ta rikthyer sulmuesin në Serie A.
Morata, 31 vjeç, veshi fanellën e Juventusit për herë të parë dhjetë vjet më parë, nga viti 2014 në 2016, më pas u kthye nga 2020 në 2022.
Në dy sezonet e fundit ai veshi fanellën e Atletico Madridit, por tani është gati ta bëjë edhe një here rikthimin në Itali pasi kishte veshur edhe fanellat e Real Madridit, klubit ku u rrit, dhe Chelsea gjatë karrierës së tij. Tani Milani dhe Fonseca e presin atë për një aventurë të re italiane.